Rama-Kurtit: Po vij si hasëm në Kosovë, por edhe hasmi pritet...

Rama-Kurtit: Po vij si hasëm në Kosovë, por edhe hasmi pritet...

13:13, 06/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ai u pyet gjatë konferencës edhe për faktin se kryeministri kosovar, Albin Kurti ka refuzuar një takim bilateral mes tyre.

Rama tha se ai po shkon në Kosovë si hasëm, por tha se edhe hasmit i hapet dera.

“Unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmi, i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalët,” tha Rama.

Rama u shfaq shumë i acaruar me gazetarët gjatë konferencës për shtyp, duke shkëmbyer replika me reporterët e pranishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco