Milo tregon detajin interesant nga takimi me Albright: Na kritkoi për revansh ndaj opozitës dhe rekrutim të ish-sigurimsave të shtetit

Milo tregon detajin interesant nga takimi me Albright: Na kritkoi për revansh ndaj opozitës dhe rekrutim të ish-sigurimsave të shtetit

23:32, 04/07/2023
A+ Aa A-

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm, ka treguar në studion e emisionit Log një detaj interesant nga takimi me ish-sekretaren e Shtetit Albright.

Milo ka treguar për një vizitë që ai dhe Fatos Nanon (kryeministër i kohës) kanë zhvilluar në ShBA në vitin 1997.  Mili citoi dy kritika të Albright duke iu referuar të dhënave që ambasada e SHBA në vendin tonë kishte përcjellë në shtetin amerikan.

“Takimi im i parë me Albright ka qenë në Nju York në vitin 1997. Kam qenë së bashku me Fatos Nanon. Takimi kishte më shumë karakter zyrtar. Ajo i qëndroi karakterit zyrtar të takimit. Na bëri edhe vërejtje. Ajo në radhë të parë ajo na tha që duhet kujdes, nuk duhet të jeni refraktarë shumë me opozitën.

Ambasada e SHBA në Tiranë kishte dërguar informacion se kishte një lloj revanshi politik ndaj të djathtës. Ajo kishte marrë informacione që në administratën e re shqiptare po rekrutoheshin ish agjentë të Sigurimit të Shtetit. Këto dy vërejtje nuk ngruroi t’i bënte. Fatos Nano e garantoi se kjo në raport me opozitën nuk ë shte e saktë, është e zmadhuar. Dhe të dytën e mohoi duke thënë se nuk është e vërtetë”, deklaroi ai.

Milo shtoi se në takimet e tjera të mëvonshme ka pasur një bashkëpunim mjaft të ngushtë me Madeleine Albright.

“Në takimet e tjera bashkëpunimi u shtua. Në takime ndërkombëtare, ajo më shikonte nga distanca dhe për më inkurajuar më shkelte syrin për të thënë që e ke mirë. Mund të them që ajo në mjaft raste të puthte dhe në faqe”, theksoi Milo.

Ky tregim i Milos pas kaq vitesh tregon edhe diferencën mes sekretarëve të shtetit dhe ambasadorëve të ShBA në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco