Çipa: Unë nuk e pretendoj seriozitetin tek kryeministri

23:22, 04/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv.

Në intervistën e tij, Çipa theksoi se shoqëria jonë ka bjerrë kriteret e vlerave.

Çipa, komentoi gjithashtu dhe veprimet e kryeministrit Rama në lidhje me Kosovën dhe jo vetëm, teksa u shpreh se nuk mund të pretendohet seiozitet tek kryeministri shqiptar.

“Unë nuk e pretendoj seriozitetin tek kryeministri sepse ai ka një qasje që e mendon seriozitetin në përputhje me trendin e vetvetes dhe me mëvetësinë e kokës dhe mendjes së vet dhe nuk është një kryeministër që e ka ndërtuar modelin dhe metodologjinë e konsulencës dhe llogaridhënies, kështu që në këtë pikë nuk bën përjashtim.

Shoqëria jonë nuk është një shoqëri serioze, në shumë momente shfaqet si jofunksionale madje në shumë thelbe ka flagrancën e të qenurit një shoqëri që sillet në mënyrë parashoqërore, kështu që në këto kushte, më duket e tepërt t’ja kërkojmë seriozitetin në modelin klasik.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco