Deklarata e fortë e Dogjanit: Në krye të policisë së Fushë-Krujës u emërua një kriminel, me urdhër të ministrit të Rilindjes

Deklarata e fortë e Dogjanit: Në krye të policisë së Fushë-Krujës u emërua një kriminel, me urdhër të ministrit të Rilindjes

22:36, 04/07/2023
A+ Aa A-

Asllan Dogjani, ish-Drejtues i Policisë së Shtetit dhe deputeti i PD, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në “Open”, duke thënë se në krye të komisariatit të Fushë-Krujës është emëruar një kriminel me urdhër të një ministri të qeverisë Rama.

Dogjani nuk pranoi të jepte emër, por tha se është ministër i Rilindjes.

“Nëse shteti nuk merr masa e s’të gjen autorin, çfarë do bësh? Shteti duhet të punë, por ka shumë arsye që nuk i zbulojnë për mua është një lidhje, krimi njësh me shtetin, nuk flas për policët sepse nuk i përgjithësoj dot, por po flas për pjesë të mirë të policisë. Kemi të dhëna që emërohen në krye të policisë kriminelë.

Një rast në Krujë, e kam të kontaktuar personalisht, të faktuar, që shefi i stacionit policor në Fushë-Krujës u emërua me një telefonatë nga një nga këta që doli në televizor. E ka marrë ministrin dhe i ka thënë dua filanin… Nuk ka rëndësi ta them se kush ministër se ka kohë kjo punë, por është në Rilindje”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco