Fuga: Asambleja e Akademisë së Shkencave nuk ka tagër juridik të kërkojë shkrirjen e një institucioni tjetër

Fuga: Asambleja e Akademisë së Shkencave nuk ka tagër juridik të kërkojë shkrirjen e një institucioni tjetër

21:54, 04/07/2023
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga është shprehur se Asambleja e Akademisë së Shkencave nuk ka tagër juridik për të kërkuar shkrirjen dhe bashkimin me të të një institucioni tjetër.

Komentet Fuga i bëri në emisionin “Log” në Panorama TV, ku komentoi vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Ai shtoi se deputetët (që nuk janë studiues) vendosin për fatet e qytetarëve, ndërkohë që sipas tij, një studiuesi nuk i jepet mundësia të ngrejë një problem.

“Unë kam thënë që Asambleja e Akademisë së Shkencave nuk ka asnjë tagër juridik të kërkojë shkrirjen dhe bashkimin me të të një institucioni që nuk varet nga ai. Është njësoj sikur unë ty të të mbyll emisionin, kur nuk kam tagër. Dje kam botuar një status në Facebook dhe kam thënë që nëse mbledhja e Komisionit të Medias bëhet nesër dhe seanca plenare bëhet pasneser, shkelet rregullorja e Kuvendit. Sot më pëlqeu deputetja Ina Zhupa që ngriti atë problem atje dhe tha “do ta respektojmë procedurën apo jo”.

Për mua nuk ka rëndësi përmbajtja e ligjit, por procedura. Sot pas luftës që bënë atje deputetët, u vendos që të mos kalohet ky ligj por të shtyhet për javës tjetër. Safet Gjici ka shkelur moralin, unë kam qenë kundër modelit të tij politik, jam kundër përdorimit të mjediseve publike për aktivitete të dëshirave erotike, por nuk mundem që t’i bashkohem një opinioni që kërkon linçimin e dikujt në momentin që kërkohen prova juridike.

Kam 14 vjet që bëj joga… Mua nuk më shqetëson asgjë, në kuptimin që nuk kam asnjë hall personal. Në hapsirën publike nuk ka kuptim që atë moment që ti ke për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, të thuash gjëra që nuk përbëjnë një problem. Në momentin që ti ngre një problem dhe e vazhdon këtë aktivitet për një kohë të gjatë, krijohet ky profil. Çdo vend ka probleme. Një intelektual perëndimor po ta shikosh, është gjendja e natyrshme e intelektualit.

A e di ti sa ligje dhe projektligje ka kaluar Kuvendi nga janari deri tani? Mund të jenë 60-70. Një deputet ngre dorën dhe vendos për fatet tona edhe për ekonominë, edhe për taksat, etj. Pse një deputet ka të drejtë dhe një intelektual që merret gjithë ditën me studime nuk ka të drejtë për të ngritur një problem.

Ajo që quhet gjitholog në opinionin publik që nga koha e Platonit konsiderohet një status social, por në një studim, ti ke një opinion, një bindjen tënde. Qytetari kur shkon të votojë, duhet të dijë për çfarë shkon të votojë”, është shprehur Fuga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco