Batuta brilante e Shkullakut: Kohët e fundit zgjati flokët ky vampir që hante shokët

21:49, 04/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show me Adi Krastën në SYRI TV për të folur mbi vizitën e Bill Klinton në Shipëri ishte gazetari Arman Shkullaku.

Shkullaku ka paralelizuar kohën e diktaturës ku Enver Hoxha eliminonte njerëzit që po fuqizoheshin në politikë me Ramën që po bën të njëjtën gjë me njerëzit që e sollën në pushtet.

"Saimir Tahiri ishte njeriu që pati jetën më të gjatë në pushtet dhe pretendohej se ishte pasuesi i Ramës, dhe pretendohej të shkatërronte dhe Veliajn. Njeriu që duhet të kesh sot më shumë frikë është Belinda Balluku sepse sa më lart të ngjitesh me Ramën, aq më të rëndë e ke fundin.

Rama dalëngadalë po lëshon ata njerëz që e sollën në pushtet ashtu siç bënte dhe shoku Enver, që shkatërronte grupet sabotator, grupi zjarrit dhe goditja që i bëri grupit të Durrës duhet t'i kallë datën të gjithë atyre që janë sot pranë Ramës.

Dikur për Enver Hoxhën thonin që ''kohët e fundit zgjati flokët ky vampiri që hante shokët', kohët e fundit i ranë flokët këtij vampiri që hante shokët'' dhe njerëzit që janë pranë tij duhet ta kenë frikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco