Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Genc Burimi: Rama ftoi Klintonin me motivin se ka çliruar Kosovën por nuk ftoi në takim krerët e shtetit të saj

21:13, 04/07/2023
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi i ftuar në ''A Show'' me Adi Krastën, në Syri Tv, komentoi vizitën e ish presidentit amerikan Bill Klinton, në Tiranë.

Burimi, ndër të tjera u shpreh se e shikon të pavend ftesën e Ramës ndaj Klinton me justifikimin që ka çliruar Kosovën.

Sipas Burimit me shumë më shumë vend, do ishte vizita e Klintonit në Kosovë, ose minimalisht pjesëmarrja e kryeministrit apo presidentes së Kosovës në takim.

Rëndësia e ngjarjes me praninë e djalit të Soros, Alex Soros, as zmadhohet dhe as zvoglëohet por mbase është financuesi i udhëtimit, sepse ju e dini, çdokush që vjen në Shqipëri nuk vjen falas.

Para pak ditësh doli lajmi se dhe një kryebashkiak nga Anglia që po krijon tani skandal në Angli, erdhi i paguar nga qeveria, po ashtu edhe kur vijnë amerikanë për MEK-un vinin merrnin para, pra gjithçka është para.

Dhe Klinton nuk erdhi falas, Sarkozy pasi u zgjodh president e cilësonte tarifën 100 mijë euro-ora  e konferencës, pra është një operacion komunikacioni që bën Rama.

Në Shqipëri u godit MEK-u, në Francë Macron u përpoq po ashtu të pengonte MEK-un të mbante mitingun vjetor. Drejtësia franceze ja anulloi, dhe në Paris erdhën shumë personazhe, kështu dhe Klinton. Në këtë vizitë, Klinton nuk i foli asnjërit dhe skandali ishte se ftohet Klinton me motivin që ka çliruar Kosovën dhe pse jo, dhe ftohet nga Rama.

Ç’punë ka Rama, pse ha bukë mbrapsht !? Pse të mos e çonte në Kosovë Klintonin, dhe pse mos të ishte të paktën në krahun e Ramës, presidentja ose kryeministri i Kosovës, çfarë ishte ajo skenë si në ‘Koncert në vitin 36’ që po sillej një objekt nga perëndimi që zgjati gjysmë ore një orë?

Kosova i detyrohet një nder shumë të madh Klintonit jam dakort, por ç’punë ka Rama?! Ishte thjeshtë një përqeshje që i bënte Rama klasës së politikës aktuale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco