Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Boçi: 'Ballkani i Hapur' faktorizoi lobin serb në politikën ndërkombëtare

17:00, 03/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të diskutuar mbi fundin e projektit e ‘Open Ballkan’ ishte nën/ kryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Boçi është shprehur se një ide e përafërt me Ballkanin e Hapur është trumbetuar para shuam vitesh nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, George Ivanov si kundërvënie ndaj BE-së.

"Projekti  Ballkanit të hapur kishte faktorizimi i faktorit serb ë Ballkan. Siç ka ndodhur fuqia ekonomike e Serbisë ka marrë një hov të madh dhe kjo duket qartë, dhe projekti i Ramës për të favorizuar faktorin serb tani është e hapur sepse deklaratat e tij e tregojnë këtë.

Rama është një konokturial që i intereson më shumë karrigia e tij dhe jo interesat e Shqipërisë. Ëndrra e Serbisë për të mbërritur në Adriatik ishte e madhe dhe se Ballkani i Hapur ja mundësonte këtë gjë, dhe ajo që unë dua të di nëse kjo ishte një iniciativë e Ramës apo një ide e huazuar nga Serbia.

Një fakt që kam mbështetur idetë e mia mbi këtë është dhe deklarata e George Ivanov në parlamentin e Shqipërisë ka deklaruar se kërkonte të ndërtonte një treg në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku të ringjalleshin rrugët e vjetra të tregtisë Shkup-Durrës. Këto deklarata ishin në kohën kur ne po merrnim statusin  vendit kandidat si kundërpërgjigje ndaj BE pasi nuk po përkrah Ballkanin. Pozitat e Serbisë në ato vite në raport me faktorin shqiptar ishin shumë të dobëta dhe menjëherë me ndryshimin  e qeverisë së PD faktori serb mori hov  dhe përmbysi balancat në favor të faktorit serb.

Rama ka sot një propozim që nuk është në përputhje me interesat e Kosovës sa i përket veriut pasi ai kërkon që atje të ketë një autonomi juridike dhe ekonomike. Kosova dhe lidrët e saj kanë kërkuan një autonomi kulturore dhe gjuhësore dhe jo  e karakterit juridik pasi do të cenonte thellë shtetin  e së drejtës të Republikës së Kosovës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco