Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon hetim, Berisha: Çështja Rama - McGonigal në Kongresin e SHBA

22:15, 02/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se afera Rama-McGonigal ka mbërritur në kongresin amerikan. Berisha publikoi njoftimin e  përfaqësuesve Diaspora për Shqipërinë e lirë,  të cilët takuan kongresmenin Jim Jordan dhe i kërkuan hetimin e kryeministrit Edi Rama, i cili është përfshirë në skandalin e ish zyrtarit të lartë të FBI. 

Syri tv

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se përfshirja e kryeministrit Edi Rama, në skandalin e ish zyrtarit të lartë të FBI, Charles Mcgonigal,  ka mbërritur  në Kongresin e SHBA. Përmes një postimi në facebook, Berisha njoftoi se  përfaqësuesit e ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ kanë kërkuar hetimin e kryeministrit Edi Rama, nga  Kongresi amerikan.

Lexoni njoftimin e takimit të drejtuesve të ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ me kongresmenin  Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të dhomës së përfaqësuesve dhe kryetar i grupit të Lirisë të Konservatorëve Republikan në Kongresin e SHBA. Ndër të tjera, përfaqësuesit e ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ kërkuan hetimin e superskandalit McGonigal- Rama nga Kongresi i SHBA.

Më tej  lideri i opozitës u shpreh se përfaqesuesit e Dispora për Shqipërinë e Lirë: Besa Sharrah, Bledar S. Milaqi, Nador Bakalli  dhe Florian Haçkaj kanë zhvilluar një takim me Jim Jordan,kryetar i komitetit për çështjet gjyqësore në kongresin Amerikan, i ngarkuar të hetojë plotësisht përdorimin e FBI për afera dhe avantazhe politike.

Në njoftimin e tyre,  theksohet se Ky komision do të hetojë me themel çështjen McGonnigal ndërsa në  qendër të takimit, ishte, Përfshirja e Kryeministrit Edi Rama në korrupsion me çështjen McGonnigal. -Rrëshqitja e Shqipërisë drejt autokracisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco