Hoxhaj: Duhet që të hartohen politika lehtësuese për të rinjtë, emigrimi një plagë e hapur në Shqipëri

Hoxhaj: Duhet që të hartohen politika lehtësuese për të rinjtë, emigrimi një plagë e hapur në Shqipëri

16:49, 01/07/2023
A+ Aa A-

Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria është një nga problematikat që po shqetësim më shumë shoqërinë, e për të folur mbi këtë temë i ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi ishte profesori në London College, Andi Hoxhaj.

Hoxhaj është shprehur se politika qendrore dhe lokale në Shqipëri duhet të ndërmarrin politika lehtësuese dhe ndihmuese për brezin i cili po largohet nga vendi dhe t’i ndihmojnë të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

"Mundësia për tu zhvilluar në Shqipëri është një nga arsyet kryesore që i bëjnë ata të largohen nga vendi, e mbështetur fort edhe nga kushtet alarmante ekonomike që rinia ndodhet në Shqipëri.

Në rast se ne duam të ti japim shtysë punësimit të rinjëve duhet një dialog  i madh nga qeveria dhe grupet e biznesit. Ky debat ka munguar dhe nuk p o shihet si një problem serioz, ne shikojmë që qeveritë lokale nuk është se kanë politika për të rinj dhe këtu duhet të fokusohemi dhe të jetë kryefjala.

 Duhet të krijohen kushtet që të kenë mundësinë të jetojnë dhe të hapin bizneset e tyre në Shqipëri dhe të mos mendojnë të largohen për një jetë më të mirë, problemi është se në të gjitha sondazhe që në kemi janë mbi 80 e atyre që nuk duhet të kthehen më në Shqipëri. Ky problem është hasur edhe në Irland dhe Estoni kanë emigruar shumë të rinjë por ata në një kohë ët caktuar janë kthyer të investojnë në vendin e tyre ndërsa në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco