Xhaferri: ‘Ballkan i Hapur’ kapitulloi, Shqipëria shpëtoi nga gracka e Autokracisë dhe Kosova nga izolimi!

Xhaferri: ‘Ballkan i Hapur’ kapitulloi, Shqipëria shpëtoi nga gracka e Autokracisë dhe Kosova nga izolimi!

16:23, 01/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të shpërbërë Ballkanin e Hapur.

Xhaferri është shprehur se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dekadën e fundit ishte izoluar nga faktori ndërkombëtar, BE-SHBA dhe projekti  “Ballkan i Hapur”  rezultoi një gomordare shpëtimi për imazhin e tij dhe meritat për këtë i ka Edi Rama.

Postimi:

“Ballkan i Hapur” kapitulloi, Shqipëria shpëtoi nga gracka e Autokracisë dhe Kosova nga izolimi!

Sonja Biserko, Drejtuese e Komitetit të Helsinkit në Serbi në një intervistë për mediat Shqiptare dy vite më parë, do të shprehej se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dekadën e fundit ishte izoluar nga faktori ndërkombëtar, BE-SHBA dhe projekti  “Ballkan i Hapur”  rezultoi një gomordare shpëtimi për imazhin e tij dhe meritat për këtë i ka Edi Rama.

Faktorizimi i Aleksandër Vuçiç dhe rikthimi  tij si faktor stabiliteti pati pasoja për destabilizimin e Ballkanit, duke nisur nga zhvillimet dramatike në Bosnjë, e së fundmi në Kosovë, ku tensionet në veri dirigjohen në Beograd dhe ideja e ndarjes së territoreve është rikthyer sërish në tavolinë, falë ndihmës së pakursyer të Edi Ramaës që Kosovën, e sheh si “Kurban” të imazhit të tij në arenën ndërkombëtare.

Projekti I “Open Balkan” i ideuar në Beograd që në vitet 1994 nga SOROS, dëmtoi në mënyrë permanente Kosovën, duke e izoluar veçanërisht në aspektin ekonomik, teksa e ekspozoi si një problem rajonal që duhej zgjidhur dhe që zgjidhja vinte vetëm në Beograd.

Ky projekt solli një klimë përçarëse në klasën politike në mbarë trojet shqiptare, veçanërisht në Kosovë, Maqedoninë e Veriut por dhe Mal të zi.

Asnjëherë Tirana dhe Prishtina Zyrtare nuk kanë qenë më larg, teksa të njëjtën marrëdhënie që kishte me Albin Kurtin, Rama e pati edhe me paraardhësit e tij, Avdulla Hotin, Isa Mustafën, dhe Ramush Haradinajn, ndaj të cilit paturpësisht nuk kurseu as padinë në gjykatë.

Ekonomia më e madhe në rajon është ajo e Serbisë, ndaj do të ishte përfituesja kryesore e këtij projekti, teksa ekonomia e plogësht, gjysmë informale dhe e korruptuar  e Shqipërisë, do merrte goditje fatale në këmbim të disa turistëve serbë që do vizitonin bregdetin tonë. 

“Open Balkan” në vetvete ishte një sfidë për Perëndimin,pasi Beogradi nuk i ka fshehur kurrë interesat në raport me lindjen. Nuk është çështja tek investimet kineze apo ruse, problemi qëndron se investimet që vijnë nga Kina apo Rusia nuk janë transparente dhe ata janë shumë të hapura ndaj çdo lloj korrupsioni, ndaj kjo është arsyeja kryesore se përse Serbia dhe Shqipëria trumbetuan me të madhe këtë nismë.

Kroacia dhe Mal i zi dolën hapur kundër këtij projekti, pasi janë vende që së bashku me Kosovën, kanë paguar shtrenjtë faturat e Jugosllavisë dhe e kuptuan në kohë se “Open Balkan” nuk ishte asgjë tjetër, veçse “Jugosllavia e re”, me një tjetër ambalazh, por me të njëjtin mision, avancimin e projektit ogurzi të Serbisë së madhe dhe rrënimin ekonomik të vendeve të tjera të Ballkanit. 

Liderët e Bashkimit Evropian e kuptuan në kohë rrezikun e këtij projekti dhe më në fund po kushtëzojnë Shqipërinë të ndjekë Procesin e Berlinit, si e vetmja nismë konkrete për integrimin në familjen Evropiane. 

Kapitullimi i “Open Balkan” është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj Evropian, pasi e shpëton atë nga kurthi i autokracisë lindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco