Kongresmeni amerikan: DASH po tenton të largojë Serbinë nga orbita ruse duke i shkaktuar dëme Kosovës!

Kongresmeni amerikan: DASH po tenton të largojë Serbinë nga orbita ruse duke i shkaktuar dëme Kosovës!

14:24, 01/07/2023
A+ Aa A-

Kongresmeni amerikan republikan Keith Self u tregua i ashpër gjatë një seance dëgjimore me Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Douglas Jones lidhur me qëndrimin e DASH-it në lidhje me zgjedhjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Self ka bërë të qartë gjatë fjalës së ti se zgjedhjet në Kosvë kanë qenë të rregullta dhe njerëzit, të cilët kanë fituar zgjedhjet, kanë marrë zyrat. Gjithashtu Self ka shtuar se Amerika po mundohet ta largojë Serbinë nga orbita ruse duke i shkaktuar dëm Kosovës.

Diskutimi:

Kongresmeni Keith Self: Zgjedhjet janë mbajtur, mbajtur korrektësisht e njerëzit që fitojnë zgjedhjet marrin detyrën, pse kërkoni që të ribëhen zgjedhje?

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Douglas Jones: Plani për zgjedhje të reja, i referohet zgjedhjeve në Kosovë, që janë bojkotuar nga serbët e Kosovës. Ne e kemi njohur që kryetarët e komunave janë zgjedhur nga zgjedhje të rregullta. Gjithsesi ato nuk kanë mundur të ekzekutojnë plotësisht detyrat e tyre dhe gjithashtu tentimi i tyre për të shkuar në zyrë ka çuar tek dhuna.

Self: Pikërisht kjo është pyetja ime, kryetarët e zgjedhur ligjërisht, po tentojnë të bëjnë detyrën e tyre, të shkojnë në ndërtesën komunale, dhe ne po mbështesim një rizgjedhje, në vend që të mbështesim këto kryetarë që vijnë nga zgjedhje të rregullta. Pse?

Jones: Kryetarët, si pasojë e bojkotit, u votuan nga përqindje e vogël qytetarësh.

Self: Kjo ndodh gjithë kohës në SHBA. Ne kemi zgjedhje lokale ku votojnë veç 10% e qytetarëve, dhe ne nuk e kundërshtojmë këtë realitet me argumentin e daljes së ulët të zgjedhësve.

Jones: Por ka çuar në një pjesë të madhe të qytetarëve të ndihen të privuar nga e drejta e votës, me dëshirën e tyre. Ato duan të votojnë, pasi dhe po i nxisim. Mendoj se kjo do rezultojë në një proçes më stabil dhe një udhëheqje më përfaqësuese.

Self: Problemi i vërtetë që shoh unë është që Departamenti i Shtetit po tenton të largojë Serbinë nga orbita ruse. Ju po ndërhyni në zgjedhje që kanë qenë të rregullta, po i mbivendoseni njerëzve që janë zgjedhur sipas rregullave, e po tentoni të impononi vetën në një problematikë mijëvjeçare dhe ju po kundërshtoni zgjedhje të ekzekutuara më së miri. Ju nuk do ta nxirrni Serbinë jashtë orbitës ruse.

@shqip51

Kongresisti Keith Self kritikon Departamentin e Shtetit se po mundohet ta largojë Serbinë nga orbita ruse duke i shkaktuar dëm Kosovës

♬ original sound - IRAS

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco