‘Me Bashën të gjithë e kemi prekur fundin’, Ndoka: Një numër i madh i deputetëve janë distancuar nga ai

‘Me Bashën të gjithë e kemi prekur fundin’, Ndoka: Një numër i madh i deputetëve janë distancuar nga ai

08:34, 28/06/2023
A+ Aa A-

Gjatë një intervistës në Faxnews ish deputeti Nard  Ndoka u ndal të analizonte situatën në të cilën ndodhet PD në këtë momente. Gjithashtu ai komentoi edhe rreth rikthimit të Bashës në skenën politike, ku edhe e quajti si një përpjekje të dështuar.

“Me shumë gjasa vula do të përfundojnë tek Hani, kandidati tjetër përballë Bashës, që ka një lloj reflektimi edhe nga ata që kanë mbetur për nostalgji porsa i takon vulës dhe simboleve të PD. Por që edhe ata tanimë janë ndërgjegjësuar se kush janë qëllimet e vërteta të pista të Lulzim Bashës. Për fatin e mirë është një numër i madh i deputetëve që janë distancuar nga ky shërbim i fundit që Basha po i bën Ramës.”- tha Ndoka.

Më tej ai komentoi edhe rreth zgjedhjeve të 14 majit, ku tha se përveç se nuk ishin të drejta, u manipuluan vazhdimisht nga mazhoranca dhe kryeministri Rama. Ndoka u ndal të komentonte edhe për zgjedhjet në Shkodër, ku tha se Rama përdori të gjithë pushtetin e tij politik për ta manipuluar rezultatin.

“Berisha arriti të triumfojë përball një pushteti që mund të them se ishte një nga më të fëlliqurit në këto 32 vite, mund të them se këto kanë qenë zgjedhjet më të pabarabarta në historinë e pluralizmit. Këto zgjedhje ishin të shoqëruara nga një skandal në tjetrin, nga një grup kriminal tek tjetri dhe po shihen rezultatet e tyre seri tani. Edi Rama nuk është një personazh që respekton rregullat e lojës, që beson në zgjedhjet e lira, dhe kjo është vënë re dukshëm. Ai do vetëm pushtetin me çdo kusht, si në Shkodër ku përdori gjithë pushtetin dhe intrigat për ta marrë këtë bashki.”- shtoi më tej ish-deputeti.   

Sakaq, Ndoka u ndal të analizonte edhe rikthimin e Berishës në arenën politike, ku në një krahasim me Bashën tha se diferenca mes tyre është si dita me natën.

“Të them, drejtën unë kam kohë që e kërkojë këtë. Berisha duhet të heq dorë tani, nuk duhet te humbim kohën për vulën që ka peng Edi Rama. Edhe po ta marrim atë logo, çfarë bëri Lulzim Basha me atë logo, mori 6% të votave, turp për demokracinë dhe PD. Çfarë bëri Alibasha me logon… e uli me keq se Basha. Sakaq, zoti Berisha nuk ka mundur vetëm ta mbajë të bashkuar partinë si frymë, por ka arritur ta rrisë  e ta zgjerojë atë më tej. Këto zgjedhje të reja unë shoh një Berishë ndryshe nga herët e para, i çliruar nga interesat e ngushta personale. Mbështetja që i kanë bërë demokratët me rikthimin e tij Berishës është shumë e madhe. Ai arriti lë lartësohet dhe krijojë shpresë të rinjve dhe demokratëve. Ai është një politikan që ecën dhe është i kulturuar, këtë e them edhe për kandidatët e koalicionit që lanë një imapkt të madh zgjedhjet e 14 majit.”- përfundoi Ndoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco