Begaj uron Kurban Bajramin: T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit

Begaj uron Kurban Bajramin: T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit

08:16, 28/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Kurban Bajramit. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, presidenti thotë se shpreson që kjo ditë të jetë një mundësi që të gjithë të sakrifikojnë sadopak nga vetja dhe se duhet të ofrojmë më shumë solidaritet, dashuri dhe mirësi ndaj njëri-tjetrit.

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë. Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë. Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë!”, shkruan Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco