Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Shtuni: Trump në vështirësi, publikimi i dokumentave sekrete e rrezikshme

21:58, 27/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta ishte analisti nga SHBA, Adrian Shtuni.

Shtuni është shprehur se akuzat e ngritura ndaj Trump janë vërtetë serioze dhe audiopërgjimet e publikuar nga CNN tregojnë për rrjedhjen e dokumentave sekrete. Ndër të tjera ai tha se kryengritja në Rusi nga Wagner është një enigmë që nuk do të zbulohet kurrë se si qëndron e vërteta.

Është hera e parë që një ish president ngarkohet me akuza federale dhe që në nivel janë shumë herë më të rënda se akuzat shtetërorë por mbi të gjitha po flasim për diçka që është shuam shqetësuese. Dje dolën në CNN edhe regjistrimet audio ku ish presidenti i tregonte dokumenta të klasifikuara individëve që nuk janë të pajisur me çertifikatën e sigurisë që të njihen me këto dokumenta sekrete.

Këto dokumente nuk duhet të ishin marrë dhe nuk duhej të ja tregonte personave që nuk duhet ta merrnin dijeni mbi këto dokumenta dhe kjo është një situatë shumë serioze dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim.

Mua më kujtohet gjithmonë ajo që thoshte Churchill: Rusia është një gjëegjëzë e mbështjellë me mister brenda një enigme”. Kjo që ka ndodhur në rusi me grupin e Wagner është një enigmë që nuk e di nëse do ta arrijmë ndonjëherë ta zgjidhim. Kjo nuk ishte një grusht shteti i mirëfilltë por ishte një situatë e rrezikshme. Prigozhin nuk tentoi të merrte pushtetin dhe Wagner nuk përfaqëson një ushtri dhe se nuk ishte një grusht shteti i mirëfilltë.

Ky lloj instrumenti është krijuar për të dhënë mesazhe brenda politikës ruse dhe ajo që ndodhi është një kryengritje e armatosur ose një teatër me armë dhe mendoj se deri në një masë të konsiderueshme u lejua që të ndodhte dhe dështimi do të ishte i pallogaritshme që strukturat ushtarake dhe inteligjencës të mos ndalonin Prigozhinin të merrte shtabin ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco