SYRI TV/ Ujësjellësat rritin borxhin ndaj OSHEE në 2022. Janar-dhjetor 2022, borxhi u rrit me 2 mld lekë

14:46, 27/06/2023
A+ Aa A-

14 miliard leke, është borxhi total që Shoqërite Ujësjellës-Kanazime në vend kanë ndaj OSHEE, duke mos shlyer faturat e energjisë. Vetëm përgjatë vitit 2022, ky borxh u rrit me 2 miliardë lekë duke treguar përkeqësimin e situatës financiare të kompanive publike. 5 Ujësjellësat me borxhet më të mëdha, janë ai i Durrësit, Vlorës, Fierit, Patosit dhe Kavajës.

SYRI TV

Ndërmarrjet e Ujësjellësit në vend vijojnë të jenë në kolaps dhe kanë rritur nivelin e borxhit ndaj OSHHE duke mos shlyer detyrimet për energjinë. Përgjatë vitit 2022, borxhi është rritur me 2 miliardë lekë më shumë duke arritur deri në muajin dhjetor 14 miliardë lekë, thekson revista Monitor referuar të dhënave të buxhetin faktik të qeverisë për vitin 2022.

Por ky borxh i kompanive publike shqiptare, pritet të jetë më i lartë nëse do të llogariteshin edhe kamatvonesat për pagimin e detyrimeve. Janë të paktën 5 ndërrmarrje ujësjellës-kanalizime në vend që kanë detyrimet më të mëdha të energjisë në raport me borxhin total.

Ndërmarrja Ujësjellës Durrës, kryeson në listen e borxheve, duke patur 4.93 miliardë lekë detyrime të akumuluara në vite. Pas Durrësit e dyta vjen Vlora me 1.44 miliardë lekë, Patosi me 860 milionë lekë, Fieri me 770 milionë lekë dhe Kavaja me 760 milionë lekë. Vet në dokumentin e qeverise pranohet dështimi i këtyre ujësjellësave pasi akumulimi i detyrimeve të parambetura vijon trendin rritës kryesisht për shkak të performancës së ulët të shumicës së shoqërvive të ujësjellësit.

Për të vijuan shërbimet ndaj qytetarëve, këto ujësjellësja në vend janë mbështetur me 360 milionë lekë subvencione përgjate vitit të kaluar. Qeveria prej disa muajsh ka ndërrmarë një reformë në ujësjellësat e ujit, duke i shkrirë nga 58 në 15 në total me qëllim final menaxhimin optimal dhe rritjen e performancës së tyre financiare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco