Neritan Sejamini: Lulzim Basha ka ide të lodhura, kërkon vetting, që Rama të caktojë politikanët siç bëri me gjyqtarët!

Neritan Sejamini: Lulzim Basha ka ide të lodhura, kërkon vetting, që Rama të caktojë politikanët siç bëri me gjyqtarët!

12:32, 27/06/2023
A+ Aa A-

Neritan Sejamini foli për situatën mjaft dëshpëruese në kampin opozitar, ku Lulzim Basha pritet të caktohet kryetar i PD-së së vulës në 29 korrik. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini deklaroi se PD shihet si pronë dhe se aty nuk ka asnjë tentativë për të sjellë një alternativë morale ndaj qeverisjes së Edi Ramës. 

Sejamini i quajti idetë e Bashës, të cilat po i artikulon në takime të ndryshme me qytetarët, si "të lodhura". Ai u ndal te propozimi për vettingun e politikanëve, një ide që Basha e ka hedhur thuajse çdo vit të qëndrimit të tij në krye të PD-së. Sejamini deklaroi se vettingu i politikanëve, do t'i jepte mundësi Ramës të caktonte se kush mund të jetë në politikë, siç bëri me gjyqtarët dhe prokurorët pas vettingut të tyre. 

"Nëse për një arsye ose tjetër, mendon se do të sjellësh ndryshim në politikë, ndryshimi është gjithmonë moral. Duhet të kapësh bazën morale. Reflekton dhe thua çfarë do të ndryshosh.

E dyta, sjell një gjë të re, se si do të krijosh një strukturë që do ta mbajë këtë moral.

Zoti Basha po vjen si ndryshim, ose distancim nga berishizmi, tani unë vetëm platformë ndryshimi dhe vizion ndryshimi nuk shoh. Duam apo nuk duam, PD ka hyrë në një garë. Basha ka të njëjtin fjalor, siç e la partinë. Ai thotë vettingu i politikanëve, ca ide të lodhura, ide para politike. Ti japësh Edi Ramës të caktojë politikanët siç caktoi gjykatësit, kjo i bie t’i shërbesh Edi Ramës.

Basha duhet të thoshte, kam qenë ministër në qeverinë e Berishës, por ka patur korrupsion dhe ne duhet të ndahemi nga kjo. Pastaj, duhet të thoshte nuk mund të kemi nepotizëm dhe të kemi familjarët që bëjnë bizneset. Pastaj, të dalë të thotë nuk duhet klientelizëm. Basha nuk thotë asgjë.

Këta po luftojnë për pushtet, secili do copën e vet dhe thonë kjo është copa ime dhe do të bëhem deputet. Copa e madhe është zoti Berisha. Do të shohim edhe zoti Bardhi dhe të tjerët a do të kapin edhe ata ndonjë copë.

PD, nëse nuk përqafon moralin, asnjë nga copat nuk ka të ardhme politike", deklaroi Sejamini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco