Avioni privat i tij ulet në Bjellorusi/ A ka nisur mërgimi për Prigozhin?

Avioni privat i tij ulet në Bjellorusi/ A ka nisur mërgimi për Prigozhin?

11:19, 27/06/2023
A+ Aa A-

Të martën, mediat ruse raportuan se shërbimi sekret ka mbyllur të gjitha akuzat ndaj grupit Wagner. Shefi i mercenarëve, Evgeny Prigozhin raportohet se ka mbërritur në Bjellorusi për të nisur ekzilin

BBC

Një aeroplan i lidhur me Yevgeny Prigozhin- bosi i grupit mercenar ‘Wagner’, që organizoi kryengritjen e së shtunës, është ulur në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.

BBC ka monitoruar një faqe interneti për gjurmimin e fluturimeve, e cila tregon se një avion privat Embraer Legacy 600 u ul në bazën ajrore Machulischchy pranë Minskut në orën 4.37 të mëngjesit.

Nga ky informacion nuk mund të konfirmojnë nëse Prigozhin ishte në bord.

Avioni është regjistruar në një kompani të quajtur Autolex Transport.

Departamenti amerikan i Thesarit e ka lidhur këtë firmë me Prigozhin dhe aktualisht është përfshirënë listën amerikane të kompanive të sanksionuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco