Meta: Lirimi i tre policëve të Kosovës i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ

Meta: Lirimi i tre policëve të Kosovës i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ

16:35, 26/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lirimit të policëve të rrëmbyer nga forcat speciale serbe disa ditë më parë.

Meta është shprehur se lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ.

Më tej Meta ka kërkuar që palët të rikthehen në dialog dhe të finalizojnë marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA.

Postimi:

Lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ.

Rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco