Lirimi i tre policëve, Haxhiu: Rrëmbimi i tyre tregues i agresionit serb, ndërkombëtarët të kërkojnë përgjegjësi

Lirimi i tre policëve, Haxhiu: Rrëmbimi i tyre tregues i agresionit serb, ndërkombëtarët të kërkojnë përgjegjësi

12:10, 26/06/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.

Ajo ka thënë se kjo dëshmon vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim të destabilizimit të Kosovës.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook shkruan se rrëmbimi i tyre nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë.

“Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit.  Kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë. Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë”, ka shkruar Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco