Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Skandali në bashkinë e Kukësit, Gjokutaj: SPAK veproi se u vu para fakteve, ishte i detyruar

12:01, 26/06/2023
A+ Aa A-

Genc Gjokutaj i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, e cilësoi të shpejtë punën e SPAK kundrejt skandalit të ish kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici, por sipas tij kjo nuk ishte rrjedhojë e një lufte të vërtetë kundër korrupsionit por ata u gjendën të detyruar dhe të vënë para fakteve.

Po ta shikosh nga pikëpamja formale këtë proces unë mendoj që kësaj radhe pavarësisht rezervave që kam për SPAK, në këtë rast ka vepruar shpejt, pra ka regjistruar menjëherë çështjen, brenda dite dhe për hir të së vërtetës videoja e parë ishte në nivelet e një korrupsioni më shumë moral se sa në kuptimin e mirëfilltë të kodit penal. Kishte elementë të shpërdorimit, por ajo që çështjen e orientoi drejt dispozitave konkreteve të kodit penal, është pjesë e dytë e bërë publike. Sepse janë dy video dhe pjesa e dytë flet për një aferë konkrete që nuk lidhej vetëm me një raport seksual në zyrë, por aty flitej për këmbim, pra në këmbim të një projekti për mbledhjen e qenve të Kukësit që do financohej nga kjo bashki. Kjo tashmë është bërë fakt dhe zoti Gjici tashmë e ka pranuar fabulën e parë, për rrejdhojë e dyta është rezultat i të njëjtit filmim. Çështja e korrupsionit pasiv të të zgjedhurve vendor është një nga kto çështje që  rrezikon nga 4 deri në 12 vjet burgim dhe një sanksion i tillë ka orientuar prokurorët që të vendosë masën më të rëndë, atë të arrestit me burg. Por unë mendoj që shpejtësia dhe profesionalizmi i përdorur këtë herë, për çështjen e Gjicit ka ndodhur sepse kjo u bë publike. Por ajo që më shqetëson mua është se kjo nuk është një rrejdhojë e një lufte që shteti po bën kundër korrupsionit , kjo është një rrjedhje e një filmimi, ku u vumë para faktit dhe nuk kishin se si të mos vepronin. Në fakt nuk është inisiativë e SPAK, por SPAK-ut i është hedhur si top.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco