Kurti: Rrëmbimi i policëve, shkelje e rëndë! Serbia të mbajë përgjegjësi

Kurti: Rrëmbimi i policëve, shkelje e rëndë! Serbia të mbajë përgjegjësi

11:21, 26/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar.

Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet. Kurti shton se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco