Fredi Beleri kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, GJKKO e refuzon

Fredi Beleri kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, GJKKO e refuzon

10:02, 26/06/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk do të betohet si kryetar.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për të qenë pjesë e betimit të planifikuar ditën e nesërme. Beleri e paraqiti lejen në 3 institucione në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në orën 11.00.

GJJKO sqaron se lejet jepen vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij.

Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco