Berisha: Vendosja e një minimumi jetik prej 200 euro për person është një përgjigje për situatën emergjente

Berisha: Vendosja e një minimumi jetik prej 200 euro për person është një përgjigje për situatën emergjente

21:31, 25/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisw Demokratike Sali Berisha është shprehur se vendosja e një minimumi jetik prej 200 euro për person është një përgjigje për situatën emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria.

Komentet Berisha i bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se që kjo të ndodhë, qeveria duhet të ndalojë vjedhjet masive, kryesisht sipas tij, të energjisë elektrike.

Reagimi i Berishës:

Vendosja e një minimumi jetik prej 200 euro për person është një përgjigje për situatën emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria.

Ju garantoj se Shqipëria këto fonde i disponon plotësisht, por kjo kërkon që qeveria të ndalojë vjedhjen masive.

Kjo kërkon që Shqipëria të ndërtojë punë publike, rrugë, ura, shkolla, spitale, me të njëjtat çmime si Bashkimi Europian.

Kjo kërkon që Shqipëria t’i japi fund vjedhjes së tmerrshme me energjinë elektrike. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco