Media më e madhe amerikane interviston Berishën: Sanksionimi im pa prova buron nga ndikimi i Sorosit

Media më e madhe amerikane interviston Berishën: Sanksionimi im pa prova buron nga ndikimi i Sorosit

19:24, 25/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për median më të madhe amerikane, Fox News, ku ai ka folur për sulmin brutal të policisë shqiptare në kampin e opozitës iraniaeë në Durrës.

Përveç bastisjes nga ana e policisë shqiptare në kampin e MEK, Fox News i ka kushtuar vëmendje edhe sanksionimit të ish-kryeministrit Berisha nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Berisha në përgjigjen e tij ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion.

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar, “se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga miliarderi George Soros dhe kryeministri Edi Rama”.

Ish-kongresmeni Lee Zeldin, duke folur për Fox News, akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco