Tensionet në veri të Kosovës, Vasili: Rama peng i Beogradit

17:47, 25/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili,i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi qëndrimin e Ramës në të njëjtën linjë me Vuçiç, përsa ju përket tensioneve në veri të Kosovës.

Vasili u shpreh ndër të tjera, se Rama është peng i Beogradit, për shkak të shumë interesave.

Do ishte shumë e çuditshme të mos ishin në një linjë, dhe ky do ishte një lajm, ku mbase të gjithë do mendonin se për shkak të daljes kaq hapur në krah të Vuçiç Rama të ndryshonte. Kjo është e pamundur pasi të qenit peng i Beogradit për një kohë shumë të gjatë, i shumë interesave mjaft të dukshme, dhe mjaft të tjerave të padukshme e bëjnë që të mos shkëputet nga kjo retorikë.

Zhvillimet e tjera të ditëve të fundit kanë treguar më së miri, dhe qartë, që i gjithë qëndrimi i Kurtit ishte një qëndrim koherent, ligjor, serioz dhe një qëndrim në respekt të ligjit dhe interesave të Kosovës. Dhe pse, ju keni parë jo më larg se dje dhe pardje që në territorin e veriut Kosovës janë kapur dhe sekuestruar arsenalë të tëra, armësh dhe mjetesh luftarake.

Gjithashtu janë arrestuar kriminelë të cilët kanë pasur dhe historikun e tyre si paramilitar, pra i gjithë aksioni i Serbisë në këtë drejtim ishte në rrugën e një provokimi, konflikti qartazi të hapur. Dhe çdo lloj paralele apo barazie në këtë situatë mes Serbisë dhe Kosovës është anti shqiptare.

Rama i ka trajtuar të dyja palët si palë me përgjegjësi të barabarta.

Për më shumë ndiqni videon e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco