Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Kanabis dhe manipulim votash/ Si e denoncoi Berisha zv.drejtorin e policisë dhe Pëllumb Gjokën

Kanabis dhe manipulim votash/ Si e denoncoi Berisha zv.drejtorin e policisë dhe Pëllumb Gjokën

13:18, 25/06/2023
A+ Aa A-

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës dhe të paktën 12 punonjës të tjerë të forcave të rendit janë vendosur nën masë sigurie pasi akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit.

Zyrtari është pezulluar nga detyra dhe nuk i lejohet të dalë jashtë vendit pasi dyshohet për shpërdorim detyre.

Por një vit më parë, ai u denoncua nga kryetari demokrat, Sali Berisha se ka favorizuar kultivimin e kanabisit për llogari të Pëllumb Gjokës. 

Berisha e akuzonte që në atë kohë biznesmenin Gjoka se po përgatiste manipulimin e votave në Shkodër.

Ndërkohë, Gjoka është akuzuar nga Berisha pas 14 majit se është një nga autorët kryesorë të masakrës zgjedhore në bashkinë më të madhe të veriut.

Ja mesazhi që publikonte Berisha më 14 qershor të vitit të kaluar:

“Është një personazh në Velipojë që quhet Pëllumb Gjoka, të cilit Rama i ka dhënë leje për një resort mbi një tokë të grabitur me firma false, por ky është njeriu kryesor i Ramës për votat.

Ky sot aktualisht drejton parcela dhe sera të kanabisit nga Velipoja deri në fshatin Ços, pastaj vazhdon Reç dhe Dukagjin me punëtorë që i marrin me autobusë hapur fare.

Ndërkohë ky përcakton parcelat kush do punojë dhe ku do punojë çdo punëtor.

Këto dite është intensifikuar puna sepse me 25 fillon korrja.

Dy nëndrejtorët e policisë në Shkodër, H. K. dhe A. Sh, bashkëpunojnë me Pëllumb Gjokën.

Pëllumb Gjoka i ka marrë tokat në emër të hallës.

Në zonat e KANABISIT është gjendje shtetrrethimi dhe njerëzit kanë frikë të shkojnë në funerale dhe dasma se nuk dihet çfarë iu ndodh. Lidhja e tij me Ramën e bën Pëllumb Gjoken komisar politik të PS për Shkodrën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco