Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Një javë nga skandali seksual, Safet Gjici përfundon pas hekurave, arrestohet dhe vajza e videos

19:38, 24/06/2023
A+ Aa A-

Një javë pas video-skandalit ku shfaqet duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka përfunduar prapa hekurave.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK, për ta vënë në pranga kryebashkiakun socialist të dorëhequr, për veprën penale korrupsion pasiv.

Ndërkohë, është ekzekutuar urdhëri i arrestit në shtëpi edhe për shtetasen Alma Kaçi, gruaja që shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me kryebashkiakun e Kukësit.

Gjici është arrestuar teksa ndodhej në një bar-kafe pranë banesë së tij.

SPAK dyshon se ai ka favorizuar për ti dhënë përkrahje financiare Kaçit, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Vetëm 3 ditë para publikimit të video-skandalit, Safet Gjici kishte bërë betimin si kryebashkiak i Kukësit me mandat të dytë në këtë funksion. Disa orë më pas ai njoftoi dorëheqjen teksa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i qeverisë që e kishte përkrahur në fushatë, duke i komunikuar shkarkimin nga detyra.

Ai pritet të dalë të hënën para GJKKO bashkë me Kaçin për t'u njohur me masat përkatëse të sigurisë.

Nëse SPAK provon në Gjykatë kryerjen e veprës penale "Korrupsion pasiv i funksionarëve shtetëror apo i të zgjedhurve vendor", Safet Gjici mund të dënohet nga 2 deri në 8 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco