Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO/ Shehu: Sulmi i Wagner në Rusi, lojë e Putinit, për të paralajmëruar perëndimin

VIDEO/ Shehu: Sulmi i Wagner në Rusi, lojë e Putinit, për të paralajmëruar perëndimin

13:15, 24/06/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu teksa ka folur rreth konfliktit të nisur mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është shprehur se ky grup është i përbërë edhe nga serb, të cilën presidenti Vuçiç i ka përdorur në tensionet me Kosovën duke i mësyrë në veri të saj.

Në një lidhje me Skype në edicionin e mesditës me moderatorin Arnold Karriqi, Shehu thotë se ky grup, me inkubator Serbinë, është i përbërë me mercenarë të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë në këmbim të parave dhe interesave të tyre kriminale.

Sipas Shehut ekziston një opsion, që e gjithë kjo është një manovër e gatuar nga Putin për t’i dhënë mesazh perëndimit se rënia e tij mund të sjellë grupime të rrezikshme.

“Ai është një grup mercenarësh, njerëz të paguar, të mbledhur gjithandej. Ka serb shumë midis tyre, njerëz të cilët realisht nuk kanë ideale, por shkojnë të luftojnë për para apo njësitë e tyre kriminale. Grupimi që është përgjegjës për krime në Ukrainë që në vitin 2014, grupim i cili realisht ka inkubator edhe Serbinë dhe kjo duhet pasur mirë parasysh dhe Serbia dhe regjimi serb i ka përdorur këta në shumë element edhe brenda Serbisë në luftën ndaj Kosovës, ndaj Bosnjës nëpërmjet rebuplikës serbska për të krijuar tensione. Një grupim i cili ne realisht e kemi parë dhe në veriun e Kosovës individ të tillë, aq më shumë një grupim i cili ka në përbërjen e tij shumë serb.

Është një amallgam banditësh, mercenarësh, kriminelësh, njërëz të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo krim për para. Shteti rus e ka përdorur sepse të jemi të sinqertë nuk mund të krijohet një grupim i tillë pa stimulimin e mbështetjen e shtetit rus që në 2014 kur u krijua për luftën e Krimesë. U rrit ndër kaq, u ushqye ndër kaq, u konsolidua ndër kaq dhe tashmë siç duhet ka dalë jashtë kontrolli në shumë element sepse ndoshta oreksi i këtij grupi është shtuar së tepërmi gjë që e ka bërë koshiente edhe qeverinë ruse për rrezikun që e kërcënon dhe tashmë ka plasur konflikti.

Mund të ketë dhe një opsion tjetër që është hipotetik të jem realist. Në qoftë se Putini do t’i përdori i ka nxitur underground për t’i treguar perëndimit se rënia e tij mund të sjelli më pas grupime edhe më të rrezikshme. Mund të jetë edhe kjo një manovër e Putinit për të dalë më i moderuar përpara këtyre më ekstremistëve.”

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco