Kolegji zgjedhor shqyrton padinë, Maliqi: Kuçova u mor peng nga oligarku Salillari

20:07, 23/06/2023
A+ Aa A-

Kolegji Zgjedhor po shqyrton padinë e Lefter Maliqit dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

Gjatë seancës, Maliqi deklaroi se Kuçova është marrë peng nga oligarku Salillari, që sipas tij ka ndikuar në prosesin zgjedhor.

Ai kërkoi hapjen e kutive të numërimit dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, ndërsa paraqiti fakte për parregullsitë që shoqëruan prosesin.

Ndërkohë, Avokati i Maliqit, teksa paraqiti argumentet logjore te padisë, deklaroi se KQZ i ka mohuar të drejtën opozitës për të pasur në dorë materialet filmike e dokumenta që faktojnë shkeljet.

Pjesë e padisë është edhe fshehja e dënimit në formularin e deklriminalizimit nga kryebashkiaku socialist Kreshnik Hajdari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco