VIDEO/ Alfred Lela: Mandati i Yuri Kim në Shqipëri krejtësisht cinik në raport me opozitën

20:10, 23/06/2023
A+ Aa A-

Drejtori për mediat në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka komentuar në SYRI TV, përfundimin e mandatit të ambasadores Yuri Kim.

Gjatë një bisede me moderatoren Armela Ferko në ‘Edicionin e Orës 19’ në SYRI TV, është shprehur se, mandati i gjithë Yuri Kim ka qenë cinik me opozitën, e këtu nuk bëhet fjalë veç për Sali Berishën apo 3-4 eksponentë të opozitës.

‘Për herë të parë dhe si asnjëherë më parë, ka një rënie dhe e konsideroj fatkeqësi ka një rënie të kuotave, përqindjeve të asaj që mund të konsiderohej në proamerikanizëm solid, dhe ka qenë më i larti në botë për dekada me radhë.

Unë nuk shoh dot kënd tjetër kontribuues përveç se profilit dhe sjelljes jo diplomatike të ambasadores së larguar, zonjës Kim. Kjo do të ishte ajo qershia e kalbur mbi tortë për aktivitetin e saj për gjatë mandatit. Pra një mpakje, një tkurrje të një pëlqyeshmëri solide të opinionit publik shqiptar, për amerikën, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por edhe për përfaqësuesit amerikanë në Shqipëri.

Nuk ka ndodhur kurrë, kjo është hera e parë dhe duhet sigurisht të piketojmë atë që ka qenë në krye të punëve në këtë mandat dhe është ambasadorja. Ka etapa të tjera që kanë çuar në rënien e pëlqyeshmërisë ose e proamerikanizmit.

Gjasat janë që zonja Kim të lëvizë sërish, nga pozicioni që do të merret nga Jim Obrajan. Më e rëndësishme për Shqipërinë është vula e së shkuarës, pra aktiviteti i zonjës Kim në të shkuarën dhe se sa çfarë ajo mund të bëjë në të ardhmen, edhe pse me cinizëm e përdori të ardhmen e cila gjithmonë mbetet e pasigurtë dhe e paparishueshme. Me cinizëm e përdori të ardhmen, duke thënë se do të vazhdojë të kem një detyrë që lidhet me Shqipërinë u pëlqen apo jo disa njerëzve.

Kjo ishte vula e fundit e cinizmit mbi një mandat i cili ka qenë krejtësisht cinik në raport me opozitën, e kur themi opozitën nuk themi Sali Berisha, apo 3-4 eksponentë. Kur themi opozita kemi thënë në zgjedhjet e parafundit rreth 650 mijë vota dhe në zgjedhjet e fundit fare, mbi gjysëm milionë vota.

Në këtë kuptim mund të thuhet se zonja Kim e ka pasur cinizmin edhe me këtë trupë të madhe qytetarësh shqiptarë’, tha Alfred Lela në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco