Kolegji vendos rinumërim të 18 kutive për bashkinë Kuçovë

Kolegji vendos rinumërim të 18 kutive për bashkinë Kuçovë

18:53, 23/06/2023
A+ Aa A-

Kolegji Zgjedhor vendosi rinumërimin e votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë.

Rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës do të bëhet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ.

Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës.

Kandidati Maliqi dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco