‘Pamjet KAS-i i ka quajtur normale’/ Berisha: Këto zgjedhje s’mund të njihen! Manipulim në 70-80% të QV-ve

12:33, 23/06/2023
A+ Aa A-

Denoncimin me video dhe dokumente ku tregohet se si është manipuluar vota, KAS-i i ka quajtur normale, tha kryetari i PD-së Sali Berisha, duke theksuar se këto zgjedhjeve nuk mund të njihen.

Sipas Berishës, armiqtë më të këqinj të ligjit, janë juristët e korruptuar dhe se e njëjti manipulim i votës ka ndodhur në mbi 70-80% e qendrave në mbarë Shqipërinë.

Berisha: Janë përdorur të gjitha teknikat për të maskuar, për të manipuluar zgjedhjet, faktikisht nuk ka pasur zgjedhje. Këto video i ka vlerësuar, parë KAS-i dhe i ka quajtur normale. A mund të imagjinoni ju një institucion. Kam konstatuar se armiqtë më të këqinj të ligjit, janë juristët e korruptuar. Mos e harroni këtë që ju thashë.

Ligji nuk ka armiq më të egër se juristin e korruptuar. Qoftë ai gjykatës, prokuror, nënpunës, ministër, qoftë çfarë do qoftë, ai është armiku më i egër i ligjit. Këto ishin disa qendra, por ju garantoj se mbi 70-80% e qendrave në mbarë Shqipërinë kanë qenë të këtij karakteri, kaosi.

Kudo punonjësi i pajisjes së identifikimit ka luajtur rolin e xhandarit të votës dhe të zgjedhësit. Aty ku ka pasur makineri votimi kanë votuar për ta.

Ndaj dhe këto zgjedhje nuk mund të njihen. Këto zgjedhje janë dëshmia më e fortë, më flagrante e domosdoshmërisë jetike, për tu ngritur shqiptarët në protestë dhe për të rikthyer votën e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco