Berisha: Paraqesim fakte dhe dokumente që rrëzojnë përfundimisht zgjedhjet e 14 majit

12:22, 23/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar edhe sot duke paraqitur fakte dhe video që rrëzojnë në mënyrë përfundimtare, zgjedhjet e 14 majit.

‘Zgjedhjet e 14 majit janë procesi më i shëmtuar, më i pabarabartë, procesi në të cilin u ushtruan të gjitha format e presionit mbi zgjedhësit shqiptarë, si procesi në të cilin ditën e zgjedhjeve në qendrën e votimit me kaosin e qëllimshëm të krijuar, me pushtimin e tyre nga një lukuni e tërë punonjës administrate që u sollën si polici elektorale, politike, proces zgjedhor nuk ka pasur’, tha Berisha.

Operatorja e PEVN iu dikton votën qytetarëve dhe gjithashtu prek ekranin e pajisjes së votimit, duke votuar në këtë mënyrë edhe për qytetarët. Operatorja diktohet hapur kur shkon në fillim te zotëria e më pas te zonja duke prekur ekranin dhe duke votuar për të. Ajo vazhdon ta bëjë këtë proces vazhdimisht dhe në komunikim të hapur me votuesit.

Berisha: E them përsëri, që përsëritja e të njëjtës temë nuk është ndonjëherë atraksion për mediat, por kur është një gjë themelore, shmangia e saj përbën një gabim të pafalshëm.

Pikërisht kjo më detyron mua të paraqes për të shumtën herë tek ju, fakte dokumente të cilët demaskojnë dhe rrëzojnë në mënyrë përfundimtare, zgjedhjet e 14 majit si procesi më i shëmtuar, më i pabarabartë, si procesi në të cilin u ushtruan të gjitha format e presionit mbi zgjedhësit shqiptarë, si procesi në të cilin ditën e zgjedhjeve në qendrën e votimit me kaosin e qëllimshëm të krijuar, me pushtimin e tyre nga një lukuni e tërë punonjës administrate që u sollën si polici elektorale, politike, proces zgjedhor nuk ka pasur.

Ne po finalizojmë raportin në të cilin faktojmë të gjitha aspektet e rënda të dhunimit të këtyre zgjedhjeve. Ndaj dhe këtë bisedë me ju do ta filloj me këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco