Salianji: Polica e shtetit sillet dhunshëm, është praktikë që përdoret sa herë e kërkon situata

22:28, 22/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live ishte i ftuar deputeti i p[artisë demokratike, Ervin Salianji.

Salianji është shprehur se policia e shteti në cilin do rast që e kërkon Rama sillet në mënyrë të dhunshme dhe kjo me muxhahedinët nuk është e veçantë.

Kjo polici që sillet në këtë mënyrë në kampin e muxhaheduinëve është sjellë në të gjitha rastet ku e ka kërkuar nevoja e Ramës. Ajo ka vepruar me brutalitet me dhunë me gaz në çdo moment kur është kërkuar.

Kemi një deklaratë publike të ministrit që shprehet se nuk kemi pasur koordinim me partnerët por kem pasur njoftim sepse jemi një shtet sovran, kur e do nevoja dalim shtet sovran kur nuk e do dalim të varur.

A ka tejkaluar polica e shtetit ligjin për këtë operacion dhe  a janë shkelur të drejtat e njeriut, këto janë pyetjet që duhet të jepen përgjigje. Unë jam përfaqësues i qytetarëve shqiptar dhe jam pjesë e komisionit të sigurisë dhe mbaj një qëndrim të caktuar kur janë delegacione nga të gjithë bota.

Ne nuk jemi në luftë me Iranin por ne nuk e ndjekim modelin që Irani ka dhe praktikon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco