Betimi i Veliajt në taracën e Bashkisë/ Meri Lika: Ligjërisht nuk i vlen firma si kryebashkiak

18:30, 21/06/2023
A+ Aa A-

Aktivistja Meri Lika është shprehur se Erion Veliajt nuk i vlen firma si kryebashkia,k pas një betimi të bërë kundër rregullores, në taracën e bashkisë.

E ftuar në “Task Force” me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, Lika shpreh se ceremonia e betimit të Veliajt është vetëm një vazhdim i fushatës së hapur me tallava.

Lika, theksoi gjithashtu se anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës, duhet të gjejnë rrugën ligjore kundër betimit të personalizuar të Veliajt.

Ai ka anashkaluar pjesën më të madhë të anëtarëve të Këshillit Bashkiak por siç filloi kjo fushatë më tallava, kështu do përfundonte.

Po imagjinoj dhe po më hy një frikë me thënë të drejtën se edhe pas dy vitesh kur të bëhen zgjedhjet e tjera edhe deputetët mund të betohen jo në sallën e Kuvendit, por mund të dalin në lulishte të bëjnë një koncert tallava .

Kështu që çdo gjëje nuk po i jepet më serioziteti ligjor as respektimi i ligjit si për çdo gjë tjetër, virtyt ky i kësaj qeverie dhe këtij pushteti që nuk respektojnë më as ligj as rregullore madje as udhëzime. Madje, në momentin që ai nuk është betuar përpara gjithë anëtarëve të  Këshillit Bashkiak as firma e tij nuk ka më vlerë, sepse ai ka marrë pranë tij në betim vetëm një pjesë të anëtarëve për Këshill Bashkiak, madje dhe karriget ishin të numëruara fiks.

Kështu që është e pamundur që ai të ketë seriozitetin e duhur përballë qytetarëve. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës duhet të gjejnë rrugën se si duhet të luftojnë , jo vetëm nëpër televizone, por të gjejnë rrugën zyrtare dhe ligjore që gjërat të arrijnë në vendin e vet.

Të marrin fund këto padrejtësi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco