Fuga: Petro Koçi ndalon zërat kritikë në komisionin parlamentar, e pa parë në historinë e shtetit shqiptar

Fuga: Petro Koçi ndalon zërat kritikë në komisionin parlamentar, e pa parë në historinë e shtetit shqiptar

14:43, 21/06/2023
A+ Aa A-

Akademiku i njohur Artan Fuga ka denoncuar shkeljen e rëndë që ka bërë në Komisionin për Median dhe Edukimin, deputeti Petro koçi.

Fuga është shprehur në një deklaratë për mediat se deputeti Koçi ka shkelur rregulloren e kuvendit duke më mohuar të drejtat e mia si qytetarë duke më përjashtuar nga komisioni e për pasojë të mos jem as pjesë në dëgjesë.

Sipas akademikut deputeti Koçi ka vetëm si qëllim eliminimin e zërave kritik kur të prezantohet projektligji për ndryshimet në ligjin e Akademisë së Shkencave që ndryshon zgjedhjen e kryetarit të saj.

Në një deklaratë të Fugës për mediat ndër të tjera tha që kaq i dobët është ai projektligj sa ka dëshirë te shuaje çdo kritikë, duke hequr pa gjyq të drejtat qytetare, e padëgjuar në historinë shtetit shqiptar që nga koha e themelimit te tij, nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, sikur po kërkon zotëria i nderuar, deputeti Petro Koci.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco