Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Aksioni policor në kampin MEK, DASH: Policia na njoftoi për veprime të ligjshme

13:17, 21/06/2023
A+ Aa A-

Departamenti Amerika i Shtetit ju përgjigj interesimit të mediave lidhur me operacionin policor në kampin e muxhahedinëve në Manzë, ku deklaroi se ka marrë informacion nga Polica e Shtetit se veprimet e efektivëve kanë qënë në përputhje me ligjit. Menjëherë pas këtij reagimi gazeta e njohur britanike “The independent” shkruan se DASH ka marrë të mirëqënë deklaratat e qeverisë, dhe se në të vërtetë në Manzë kishte skena shokuese dhe dhunë ndaj iranianëve.

SYRI TV

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi lidhur me operacionin policor në ëkampin e muxhahedinëve. Në përgjigje të ntetresimit të mediave për aksionin që nxiti protesta e polemika, zëdhënësi i DASh dekalroi se ka marrë informacione nga Policia e Shteit se veprimet e efektivëve ndaj iranianeve kanë qënë konform ligjit.

“Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”,

Menjëherë pas këtij reagimi gazetar e njohur britanike “The Independent” e cila shprehej se DASH ka marr si të mirëqënë deklarën e qeverisë shqiptare, ndërsa shkruan se në kapin e MEK, u rregjistruan skena shokuese dhe u përdor dhunë ndaj muxhahedinëve, pavarsisht se policia e mohon këtë. Në artikullin kushtuar aksionit të policisë në Manzë, ‘The Independent’ shkruan:  

“Pamjet e siguruara nga ‘Independent’ treguan kaos në terrenin e kampit, me burra dhe gra të moshuar që përballeshin me radhët e oficerëve të shumtë, që u hidhnin atyre spraj kimik.Policia pretendon se oficerët e tyre nuk përdorën armë në asnjë rrethanë, një deklaratë që duket se kundërshtohet nga provat e plagëve dhe nga imazhet e oficerëve të shumtë që përdorin spërkatje kimike.Departamenti i Shtetit nuk ofroi asnjë tregues se besonte se kishte ndonjë lidhje mes bastisjes së policisë dhe lobimit nga qeveria e Iranit. Agjencia deklaroi se qeveria e Shqipërisë kishte shpjeguar se bastisja ishte rezultat i një urdhri gjykate dhe dukej se pranonte fjalën e qeverisë shqiptare nëse ishin zbatuar të gjitha ligjet dhe nëse ishin respektuar të drejtat e të përfshirëve.”

The independent thekson ndër të tjera se deklarata u kritikua ashpër nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco