Berisha: Policia e Edi Ramës ndërhyrje banditeske në kampin e muxhahedinëve në Manëz

Berisha: Policia e Edi Ramës ndërhyrje banditeske në kampin e muxhahedinëve në Manëz

13:59, 20/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë shtypi dhe ka folë rreth ndërhyrjes së policisë në kampin e refugjatëve.

“Ndërhyrja e policisë së Ramës është në kundërshtim më të gjitha ligjet ndërkombëtare për të drejtat e refugjatëve. Partia Demokratike dënon terrorizmin nga çdo anë që ai vjen, por ndërhyrja massive në një kamp refugjatësh është brutale.”- tha Berisha.

Ndër të tjera kreu i opozitës tha se sulmi kibernetik ndaj të dhënave të shqiptarëve nga iranianët ka ndodhur, po ky sulm është bërë më parë nga qeveria e Edi Ramës për të përdorur të dhënat e shqiptarëve për qëllime të tija.

Berisha: Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampiun e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe, terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë deri më tani 1 të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj banditeske ato, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga ana e Policisë së Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco