SYRI TV/ 'PD dënon këtë çmenduri të Ramës', Noka: Rama legalizoi ‘Republikën e Kanabisit’

16:48, 17/06/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka dalë kundër vendimit të qeverisë për legalzimin e kanabisit për qëllime mjekesore, duke e cilësuar si legalzimin e një sektor kriminal, që sjelle pasoja të renda për vendin. Sekretari  i pergjithshëm i PD, Flamur Noka  deklaroi se ky vendim, është  taksa që kryeministri u paguan bandave, për vjedhjen e  zgjedhjeve. 

SYRI TV

Një ditë pasi qeveria miratoi projektligjinpër kultivimin e kanabisit për qellime mjekësore, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e kthen vendin në ‘Republikën e Kanabisit’, duke instaluar një narkoshtet.

Nga selia blu, deputeti demokrat, Flamur Noka deklaroi se qeveria po legalizon një sektor  kriminal dhe një projekt që ka si kumbar, miliarderin Xhorxh Soros, që do të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e vendit.  

Noka deklaroi se legalizimi i kanabisit është shpërbilimi që kryeministrit po u jep bandave të angazhuara në blerjen e zgjedhjeve.

Ndërsa projektligji pritet të miratohet në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i PD, kishte një thirrje edhe për kolegët e tij socialistë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco