Ministria e Mbrojtjes i jep tender 3.5 milionë euro, nipit të Sadri Abazit

Ministria e Mbrojtjes i jep tender 3.5 milionë euro, nipit të Sadri Abazit

16:31, 17/06/2023
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes i hap rrugën kompanisë që administrohet nga nipi i ish-deputetit socialist, Arbër Abazi për të fituar tenderin për ndërtimin e hambarit luksoz për helikoptera duke skualifikuar kompanitë rivale.

Ministria e Mbrojtjes, nën drejtimin e Niko Peleshit ka finalizuar tenderin luksoz me ofertë 3.5 milionë euro për ndërtimin e hambarit për helikoptera luftarakë mes pikëpyetjeve  për fitues të paracaktuar.

Dyshimet përforcohen për mënyrën se si kompanitë “AGRI CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construcion” janë shpallur fituese, duke u eliminuar të gjithë konkurrentët, e cila sipas Open Data Albania paraqet rrezik te mundshem per sjellje te papajtueshme me ligjin ose jo-etike te biznesit

Në tender morën pjesë kompani  të fuqishme në fushën e ndërtimit, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar të gjitha kompanitë garuese, ku midis tyre bien në sy kompanitë “Salillari” dhe “Bajrami” shpk.

Megjithatë dyshimet për tender të paracaktuar vijnë nga 3 kompanitë që kanë marrë pjesë në garë, shkruan Faxweb. “Operatori ekonomik “Eduart Çela” person fizik,nuk ka paraqitur as dokumentacion ligjor kualifikues dhe as ofertë ekonomike.  Operatori ekonomik “FLED” shpk, nuk ka paraqitur as dokumentacion ligjor kualifikues dhe as ofertë ekonomike.

Operatori ekonomik “Frontier Construction” shpk, nuk ka paraqitur as dokumentacion ligjor kualifikues dhe as ofertë ekonomike.”

Kompania “Alko-Impex General” është në pronësi  të biznesmenit nga Kosova Imer  Ademi, por administrator i kompanisë prej disa vitesh është Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Nën administrimin e Abazit, kjo kompani ka fituar shumë tendera për pastrimin e bashkive, ku një pjesë e këtyre tenderave  me vlerë disa miliona euro kanë qënë pa garë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco