VIDEO/ Mediat e huaja: Skandali seksual do i kushtojë Gjicit 3 vite burg

14:21, 17/06/2023
A+ Aa A-

Skandali seksual i Safet Gjicit po bën bujë në mediat e huaja. Një nga revistat më të njohura të sipërmarrësve, VIZACA, raporton për aferën në fjalë

Nga Sofia Mendela, VIZACA

Videoja e Safet Gjicit e rrëzoi nga suksesi te skandali, duke i lënë të gjithë të habitur nga rënia dramatike.

Familja e Safet Gjicit ka tërhequr vëmendjen për shkak të qarkullimit të gjerë të një videoje që përfshin biznesmenin shqiptar.

Safet Gjici, pronari i EuroGjici Security dhe Kevin Construction, si dhe president i skuadrës së futbollit FK Kukësi, bëri emër si në biznes ashtu edhe në politikë.

Ai mori postin e kryetarit të bashkisë së Kukësit pasi fitoi zgjedhjet më 2019. Kjo erdhi pas një përpjekjeje të pasuksesshme si kandidat i Partisë Socialistë në zgjedhjet lokale më 2015 në Kamëz.

Tani Gjici është në qendër të vëmendjes pas daljes së një videoje intime me një femër.

Para se të futemi në detajet e videos, ia vlen një prezantim i jetës së tij.

Safet Gjici është lindur më 30 prill 1972 në Kukës dhe u rrit në një ambient familjar që e ka mbështetur. Tragjedia goditi familjen Gjici më 2022, me vdekjen e njërit nga vëllezërit. 

Gjici e vlerëson privatësinë e jetës private. Ndonëse është figurë publike, ka arritur të mbajë të fshehta informacione të tilla. Ndonëse mund të jetë i martuar, ai mban një nivel të lartë privatësie dhe nuk ka folur kurrë për bashkëshorten. Sipas biografisë në Wikipedia, Gjici ka katër fëmijë, emrat e të cilëve nuk i janë zbuluar medias.

Ka një llogari në Instagram, por rrallë shpërndan gjëra personale. Përkundrazi, fokusohet në shfaqjen e përmbajtjeve të lidhura me aktivitetin profesional.

Videoja në fjalë tregon Safetin në akt intim me një femër që thuhej se ishte sekretarja e tij, ndonëse kjo mbetet për t’u verifikuar. Raportohet se video është filmuar më 6 qershor 2023 në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

Në përgjigje të videos, Safeti nxori një deklaratë me anë të së cilës kërkonte ndjesë dhe njoftonte dorëheqjen nga posti. Ai pranon se ka qenë në një marrëdhënie intime të gjatë me femrën që shfaqet në video.

Për më tepër, Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një hetim. Veprimet e Safet Gjicit me gruan e re mund të çojnë deri në një dënim me tre vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco