Deklarata skandaloze/ Rama nuk beson Kosovën: Pres hetimet për rrëmbimin e policëve

Deklarata skandaloze/ Rama nuk beson Kosovën: Pres hetimet për rrëmbimin e policëve

20:17, 14/06/2023
A+ Aa A-

Nuk zhgënjen edhe këtë herë Edi Rama.

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovë nga njësitë speciale të Serbisë, ka sjellë reagime të shumta nga të gjitha institucionet dhe kancelaritë, të cilët kanë kërkuar lirimin e tyre, por Edi Rama, që aktualisht është edhe kryeministri i Shqipërisë, nuk ka folur ende.

Dhe e ka gjetur edhe arsyen e mos reagimit të tij.

Rama shkruan në Twitter se është duke pritur përfundimin e hetimeve dhe më pas do të flasë.

Reagimi në Twitter i Edi Ramës:

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco