Situata e tensionuar në Veri, Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje emigrantëve: Shmangni kalimin nëpër Serbi

Situata e tensionuar në Veri, Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje emigrantëve: Shmangni kalimin nëpër Serbi

18:07, 14/06/2023
A+ Aa A-

Situata në Veri të Kosovës mbetet e tensionuar. Ministria e Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje emigrantëve që kthehen në atdhe të shmangin kalimin nëpër Serbi. Ky njoftim vjen menjëherë pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe ‘Kobra’.

NJOFTIMI:

“Informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës.

Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë.

Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”- thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco