Afera me parkun e Butrintit/ Berisha: I implikuar fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan

Afera me parkun e Butrintit/ Berisha: I implikuar fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan

14:03, 14/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u kërkoi deputetëve të djathtë të ndjekin me vëmendje dhe të denoncojnë aferën me parkun e Butrintit.

“Një nga çështjet shumë të rëndësishme që do sjell sot në vëmendjen tuaj është gjykimi në Kushtetuese i njërës prej aferave më të mëdha korruptive, që është afera e Butrintit. Jeni të lutur të ndiqni çdo seancë, sepse kemi të bëjmë me një aferë të tmerrshme me të cilën shkatërrohet në mënyrë përfundimtare parku kombëtar i Butrintit.

Mafia shqiptare për oreksin e saj të tmerrshëm mbi 800 hektarë në Kepin e Stillës, i shkëput nga qyteza dhe me qytezën ndodh ajo çka ndodh.

E tëra sipas një projekti të paramenduar në këtë mënyrë dhe për fatin më të keq i implikuar këtu fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan.

Gjatë periudhës së qeverisjes sonë, ka ndodhur një moment që kemi zgjeruar rrugën e Butrintit se ishte e ngushtë. Dy burra të shquar, fisnikë, Lordi Rothchild dhe Spencer, që kanë meritë në themelimin e fondacionit të Butrintit, që kanë kontribut shumë të çmuar në konceptimin e parkut të Butrintit, insistuan të zemëruar, kërkuan shpjegime se përse u zgjerua rruga sepse u prek parku aq sa prek zgjerimi i rrugës.

Kishte edhe një diskotekë dhe ata kërkonin me çdo kusht largimin e saj. Ata ishin mbrojtësit më të vendosur të tërësisë së parkut të Butrintit.

Zonja Zhupa, Aleanca për Mbrojtjen e Parkut të Butrintit, kanë merita të veçanta, kanë zbërthyer çdo element. Qyteza është shkëputur nga pjesa tjetër e parkut. Ai park, në tërësinë e vet është pasuri botërore në UNESCO dhe është në të gjithë territorin, jo vetëm qyteza. Është pasuri përrallore e shqiptarëve.

Nëse ne mendojmë të mos shkatërrojmë çdo gjë vetë, nuk ka gjë më mahnitëse që u lëmë brezave se parkun e Butrintit dhe ata duan të shkatërrojnë. Janë me dhjetëra mafiozë në pushtet që kanë parashikuar ku do ndërtojnë vilat.

E konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme këtë mbrojtje. Ne do e vazhdojmë gjer në fund betejën. Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me presidentin e fonacionit, Granoff, por mbeta i zhgënjyer kur tha se çfarë bën qeveria me pjesën e shkëputur, nuk më interes. U gjet një mekanizëm për të thënë që nuk është puna ime, por ajo është pasuri e shqiptarëve,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco