Vasili: 'Rama si një renegat, i shërben planit të ndarjes së Kosovës'

Vasili: 'Rama si një renegat, i shërben planit të ndarjes së Kosovës'

09:50, 14/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se kryeministri Edi Rama po i shërben planit të ndarjes së Kosovës.

Komentet Vasili i bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se Rama është kthyer në renegat të Vuçiçit që zbaton me regji planet e tij.

Ai shtoi se anulimi i mbledhjes së dy qeverive dhe klithmat për sanksione janë pjesë e të njëjtit skenar.

Postimi i Vasilit:

Rama i sherben planit te vjetet te ndarjes se Kosoves, duke perdorur trukun e ri te Asociacionit!

Projekti ndarjes se Kosoves dhe shkembimit te teritoreve eshte lobuar shume fort nga Serbia si objektiv i pandryshuar i saj dhe eshte mbeshtetur me te gjitha fuqite nga Edi Rama.

Ky projekt qe u diskreditua dhe u bllokua pjeserisht tre vjet me pare nuk eshte ndaluar, por thjesht eshte ridimensionuar, ka ndryshuar strategji dhe instrumentet e tij.

Hapi i pare per te shkuar drejt tij ishte Ballkani i Hapur, hap kaq i diskredituar haptas anti Kosove ku roli i Edi Rames ishte thellesisht negativ dhe proserb.

Hapi i dyte eshte aktualisht Asociacioni i cili eshte nje tjeter menyre per te shkuar tek projekt baze i Beogradit per ndarjen dhe shkembimin e tetitoreve ne Kosove.

Kujtoni se cfare thoshte me shume qartesi Sonja Biserko Kryetarja e Komitetit te Helsinkit  te Serbise që dy vjet me pare dhe pikerisht ne nentor 2021.

Sonja Biserko: “Sigurisht, sepse gjithçka varet nga mënyra se si Beogradi e interpreton një Asociacion të tillë. Tendenca është një status si Republika Srpska, që do të thotë një shtet tjetër jofunksional në fqinjësi. Është një metodologji shumë e ngjashme me atë ruse, e cila destabilizon “fqinjin i ngushtë” përmes pakicave ruse në ato vende”.

Pra formimi i nje Republika Srbska ne Kosove dhe realisht dezintegrimi e relativizimi i Kosoves eshte plani i pandryshuar i Vuçiçit.

Po ashtu Sonja Biserko vazhdon lidhur me incidentet qe ndodhen ne Veri te Kosoves dy vjet me pare.

Sonja Biserko: “Incidentet në veri janë provokim dhe dëshirë për ta bërë Prishtinën përgjegjëse. Veriu kontrollohet nga serbët, ose më saktë nga krimi i organizuar.

Sonja Biserko: “Gjithçka tregon se barrikadat janë organizuar nga Beogradi. Fatkeqësisht, serbët në Kosovë janë nën kontrollin e rreptë të Beogradit dhe ata nuk janë në gjendje të përcaktojnë interesat e tyre. Ata janë të instrumentalizuar për interesat e Beogradit që nuk përkojnë me interesat e tyre”.

‼️Sot pas dy vitesh riperseritet saktesisht i njejti skenar dhune ne funksion te te njejtit plan te vjeter per ndarjen dhe shkembimit te teritoreve te Kosoves.

Vuçiç ka nje strategji te qarte te moszbatimit dhe bllokimit te te gjitha marreveshjeve te arritura, por te pafirmosura prej tij, per te fituar kohe.

Fajesimi i Kosoves eshte nje manover shume e trashe ne funksion te planit te vjeter te ndarjes se Kosoves.

Te jesh kundra Kosoves sot do te thote te jesh me bandat kriminale te telekomanduara nga Beogradi.

Se kush eshte fajtori, provokatori, dhunuesi edhe i KFOR-it, ka vetem nje emer, qe eshte Aleksandar Vucic.

Rama thjesht po sherben si nje renegat, qe perdoret me regji ne funksion te planeve te ndarjes ku ka qene pjese aktive prej vitesh dhe kjo eshte konfirmuar edhe nga Karl Bild,Sonja Biserko, Vuk Jeremiç.

Në gusht 2018, ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt kishte shkruar për Ëashingon Post se Kryeministri Rama i kishte thënë se ishte dakord me idenë e Vuçiçit.

Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, ka thënë në tetor 2018 se Vuçiç dhe Rama ishin marrë vesh në Nish për planin e ndarjes së Kosovës.

Ish-Ministri serb Vuk Jeremiç kishte denoncuar treshen Vuçiç-Rama-Thaçi për këtë plan dhe për lobimin për të.

‼️Ndaj veprimet e Rames, perfshi anullimin e mbledhjes se dy Qeverive Shqiperi Kosove te dates 14 qershor si dhe klithmat e tij per sanksione kunder Kosoves,  jane vazhdim i te njejtit skenar te vjeter te ndarjes dhe shkembimit te teritoreve te Kosoves, por me forma te tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco