Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në fokus, masat e marra ndaj sigurisë kibernetike

13:43, 13/06/2023
A+ Aa A-

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar e thirrur nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, e cila ka në fokus. gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes  së saj. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit Bajram Begaj solli në vëmendje sulmet kibernetike të një viti me pare, që sipas tij synuan shkatërrimin e infrastruktures dixhitale me qëllim  nxitjen e destabilitetit në vend. Begaj deklaroi se Bashkëpunimi me partnerët strategjikë SHBA, BE e NATO ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ndërsa theksoi se  Ligji i ri për sigurinë kibernetike do i shërbejë ndërtimit të kapaciteteve moderne.

“Një vit pas sulmeve, është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme. Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike” është shprehur Begaj.

Ndërkohë diskutime në Këshillit e Sigurisë, kishte edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride. Në mbledhje marin pjesë kryeministri Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, zv kryeministrja Belinda Balluku, 4 minstra, kryetari  i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, shefi i shtabit të përgjithshëm të Gardave, Arben Kingji,  drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku dhe drejtuesja  e SHISH, Vlora Hyseni.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco