Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Edhe Ministria e Kulturës i paguan 45 milionë lekë inceneratorit inekzistent të Klodian Zotos

10:59, 13/06/2023
A+ Aa A-

Pas bashkive, edhe ministritë po arkëtojnë para në llogaritë e landfillit të Sharrës. 45 milionë lekë ka paguar Ministria e Kulturës për inceneratorin inekzistent të Klodian Zotos në Sharrë në fund të muajit maj. Këto para janë paguar me arsyetimin se në këtë landfill, ministria ka depozituar inerte nga një projekt ndërtimi. Nga ana tjetër, po në të njëjtën periudhë, bashkia e Durrësit ka paguar 200 milionë lekë ndaj inceneratorit të Klodian Zotos për depozitimin e mbetjeve urbane

SYRI TV

Landfilli i mbetjeve urbane në Sharrë po kthehet në gropë thithëse për paratë e buxhetit të shtetit.

Pas bashkive dhe Ujësjellësit të Tiranës, edhe Ministria e Kulturës, ka nisur të paguajë para për landfillin e Klodian Zotos. Gjatë fundit të muajt maj, konkretisht, në datën 30 maj të këtij viti, Ministria e Kulturës ka kryer katër pagesa për llogari të landfillit të Sharrës, me një shumë totale prej 45 milionë lekësh.

Këto fatura, sipas tabelave të siguruara nga Thesari i Shtetit, rezulton se janë paguar për shkak se Ministria e Kulturës ka kryer depozitim të inerteve për projektin e ndërtimit të qendrës multifunksionale pranë Qendrës Kombëtare të Filmit, në bazë të një aktmarrëveshje të nënshkruar në datën 4 maj të vitit 2023.  Por mbetet e paqartë, se pse Ministria e Kulturës ka zgjedhur të depozitojë materiale inerte në Landfillin e Klodian Zotos, i cili ka licencë për trajtimin e mbetjeve urbane.

Gjithashtu, mbetet për t`u sqaruar nëse inertet e depozituara në këtë landfill nga Ministria e Kulturës, përdoren më pas si shtresë për kompostimin e mbetjeve urbane që depozitohen nga bashkita e qarkut Tiranë dhe Durrës në Sharrë.

Nga ana tjetër, pas zgjedhjeve, duket se edhe bashkitë kanë zgjidhur qesen për inceneratorin e Sharrës, pasi vetëm bashkia Durrës, në datën 31 maj, ka transferuar në llogari të inceneratorit inekzistent të Tiranës, plotë 200 milionë lekë për depozitimin e mbetjeve urbane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco