‘Nuk e kanë me propozimin, por e kanë me mua’/ Rama i ashpër me Kurtin: Jeton me komunizmin në kokë

‘Nuk e kanë me propozimin, por e kanë me mua’/ Rama i ashpër me Kurtin: Jeton me komunizmin në kokë

20:10, 12/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, në 32-vjetorin e krijimit të PS, ka folur edhe në lidhje me draftin e propozuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Miku i Vuçiçit tha se ata që kundërshtojnë propozimin, qofshin ata në Beograd apo Prishtinë, jetojnë me komunizmin në kokë, dhe se merren me kush e tha propozimin, jo çfarë tha.

Rama shtoi se asnjëra nga palët, as Kosova e as Serbia nuk mund t’i shpallin luftë njëra-tjetrës, pasi nuk lejohen nga aleatët, SHBA e NATO.

“Ata që e kanë kundërshtuar pa ditur përmbajtjen si në Prishtinë e Beograd duke thënë nuk duhet të dëgjojnë propozim nga Shqipëri, u them 2 gjëra. Së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha jo çfarë tha.

Së dyti i them ky rajon nuk është vetëm i tyre. Nëse atyre i vjen më mbarë të luajnë luftash kur lufta ka çerek shekulli që ka mbaruar dhe asnjëra palë nuk i hap dot njëri tjetrit jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty janë SHBA e NATO dhe aleatëve tanë po i mbaron durimi, u them ne nuk jemi të interesuar për luftë dhe jemi kundër asaj loje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco