Debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka përplaset me Ardi Veliun

Debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka përplaset me Ardi Veliun

19:11, 12/06/2023
A+ Aa A-

Është mbledhur sot Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ku nuk kanë munguar debatet e ashpra, lidhur me përfshirjen e policisë në fushatë elektorale.

Gjatë mbledhjes deputeti demokrat Flamur Noka i ka thënë kreut të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu se është parë në disa zona gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë që Veliu u shpreh se është i depolitizuar dhe ka treguar arsyet se përse ka shkuar në këto zona. Noka po ashtu u shpreh se në Mat kishte denoncim që forcat Operacionale kanë shpërndarë para për fushatë e megjithatë nuk janë marrë masa, por Veliu i kërkoj atij që provat t’i dorëzojë pranë AMP-së.

“Marr shkas duke qenë se jeni parë shpesh në zonën e Sarandës, Delvinës dhe në qarkun e Vlorës në fushatë”, tha Noka.

“Jam i depolitizuar. Meqenëse ju thoni që unë jam parë në Delvinë, po. Unë do shkoj të vizitoj nënën time në fshat. Në Vlorë kam jetuar 15 vjet, kam me mijëra miq e shokë. Në Sarandë dhe në Delvinë kam të gjithë rrjetin tim familjar. Nuk kemi pasur informacione në lidhje me pyetjen e dytë, sa i përket, a keni evidentuar raste ku punonjës të policisë së shtetit kanë qenë të përfshirë në fushatë”, tha Veliu”, tha Veliu.

Nga ana tjetër deputeti Ferdinand Xhaferraj i tha Veliut se ai është një person i joshur politikisht nga qeveria duke theksuar këtu dhe pozicionin e zv/ministrit të Transporteve që ka mbajtur përpara emërimit në krye të AMP-së. Veliu u pyet për punonjës policie të përfshirë në kultivim droge dhe korrupsion.

“Ka policë që kanë favorizuar kultivim. Rastet janë nën hetim. Ka dhe individë të korruptuar. Gjatë 2022, janë 29% e rasteve të referuara për korrupsion dhe 21% për kultivim narkotikësh. Ka pasur edhe policë që kanë mbrojtur individë të botes së krimit. Këto raste po hetohen nga prokuroritë”, theksoi Veliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco